Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, raporton Gazeta10.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë; në aksidnet janë përfshirë dy vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime”, tha ndër tjerash Zahiti./Gazeta10