Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mitrovicë| Rruga afër stadiumit “Adem Jashari” në gjendje të mjerueshme

Gazeta10
15 February 2023 - 8:49

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren, Saranda Alshiqi raportohet se rruga afër stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, paraqet rrezik për këmbësorët dhe veturat.

Ky problem me stadiumin është që kur kanë filluar punimet për rinovimin e stadiumit, raporton Gazeta10.

Problemi është bërë edhe më i madh pas vërshimeve pasi që rruga ka filluar të shembet edhe më shumë.

Njëri nga banorët tregon se poshtë stadiumit është tensioni i lartë dhe çdo ditë e më shumë po rrezikohen fëmijët.

Ai shton se që dy vite askush nuk ka ardhur dhe ta shikojnë gjendjen në të cilën ndodhet kjo rrugë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.