Sport

Mo Salah flet i shqetësuar për kontratën: Deri tani, kjo ishte ndeshja ime e fundit ndaj Man Cityt

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 14:04

E ardhmja e Mohamed Salah tek Liverpooli ka qenë një ndër diskutimet më të mëdha këtë sezon në Ligën Premier, por kjo nuk e ka ndalur sulmuesin që ta ‘ndezë’ garën për titull.

Ai udhëhoqi Liverpoolin drejt një fitoreje me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt të dielën, por pas ndeshjes, ai sugjeroi se kjo ka mundur të jetë ndeshja e tij e fundit ndaj këtij rivali në ‘Anfield’.

Kontrata e sulmuesit egjiptian pritet të skadojë në fund të sezonit dhe së fundmi ai zbuloi se klubi ende nuk i ka ofruar një marrëveshje të re.

“Sinqerisht, është në kokën time. Deri tani, kjo ishte ndeshja ime e fundit ndaj Man Cityt që do të luajë për Liverpoolin, kështu që vetëm e shijova”.

“Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, kështu që do ta shijojë çdo sekondë këtu. Shpresoj që ne të fitojmë ligën dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Salah.

“Është shumë e veçantë. Nuk e marrë si të mirëqenë, ndihem sikur në shtëpi. Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë, gjithmonë, të shënosh në Anfield dhe të fitosh ndeshjet”.

“Është çmenduri, tifozët ishin pas nesh që nga minuta e parë dhe jam krenar që arritëm ta fitojmë ndeshjen”.

“Ne e dinim se City do të vinte këtu dhe të përpiqej ta fitonte ndeshjen, por ne arritëm të bëjmë një ndeshej të mirë dhe ta fitojmë atë”, përfundoi ai

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.