Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Modeli i Asociacionit, problematik” – Kamberi: Në Ohër do të thehen shtizat ndërmjet dy palëve

Gazeta10
14 March 2023 - 21:00

Belgzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka deklaruar në Politiko në Kanal10 se në takimin e paraparë të 18 marsit në Ohër mes Kurtit e Vuçiqit, nuk pritet të nënshkruhet asnjë marrëvshje mes tyre.

Aii thotë se çështja e zbatimit të marrëvshjes së Asociacionit do të sjell sërish përplasje mes dy krerëve të shtetit.  

Kalendari i zbatimit dhe modeli i marrëveshjes së 2013 sipas Kamberit do të jenë “shtizat mes dy palëve”, transmeton Gazeta10.

“Serbia po insiston të fillohet zbatimi i tij, e Kurti po përpiqet që Asociacioni të jetë në një rend pak më të largët. Në Ohër do të thehen shtizat ndërmjet dy palëve. Një gjë është këtu, kalendari si do të zbatohet dhe e dyta, për cfarë modeli të Asociacionit po flasim. Këtu janë edhe mospajtimet e dy palëve. Në Ohër përsëri do të kemi një përplasje mes palëve”, tha Kamberi në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.