Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Modric vazhdon me Real Madridin edhe për një vit

Gazeta10
26 June 2023 - 13:45

Real Madridi ka qenë aktiv në këtë afat kalimtar, me shumë lojtarë që janë larguar nga kampi madrilen.

Përveç largimeve, në kryeqytetin spanjoll kanë ardhur edhe disa lojtarë të ri, si Fran Garcia, Jude Bellingham si dhe rikthyen nga huazimi Brahim Diaz.

 Me këto ndryshime të shumta, Real Madridi po ashtu blindoi disa lojtarë kryesor, me “Los Blancos” që vazhduan kontratat me Nachon, Ceballos, Kroos e së fundmi me Luka Modric.

Kroati 37-vjeçar ka nënshkruar kontratën e re me Realin, kontratë që e mban atë në klub deri në vitin tjetër.

Ky është sezoni i 11-të i mesfushorit me klubin madrilen, gjersa këtu u transferua nga Tottenham në verën e vitit 2012 për shumën e 35 milionë eurove.

Me Realin, Modric ka 23 trofe të fituar, duke përfshirë këtu edhe 5 herë Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, në aspektin individual, gjatë kohës së tij në Madrid, Modric ka fituar Topin e Artë në vitin 2018, gjersa po në atë vit fitoi edhe çmimin “Lojtari më i mirë” që ndahet nga UEFA.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.