Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Molliqaj: Bllokimi i Kuvendit i leverdis Albin Kurti

Gazeta10
22 April 2025 - 19:22

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se bllokimi i Kuvendit i leverdis Albin Kurtit.

Ai thotë se nga momenti që Kuvendi zhbllokohet, sepse pastaj numërimi fillon mbrapsht.

“Rasti i opozitës Bllokimi i Kuvendit i leverdis Albin Kurtit. Prej momentit të konstituimit deri në largimin e tij janë veç 15 ditë. Nga ky moment fillon numërimi mbrapsht”.

“Ngërçi i tij duhet të jetë shansë për opozitën. Dy modele të ndryshme politike s’mund të qëndrojnë brenda të njëjtës sjellje politike. Opozita duhet ta zhbllokojë Kuvendin, të bëjë marrëveshje reciproke për votim të kryetarit dhe nënkryetarëve. Por, kjo vetëm me një kusht: marrëveshje politike midis partive opozitare për të qeverisur. Politika rrallë ta shtron rrugën me lule. Duhet guxim dhe përgjegjësi”, ka shkruar ai në Facebook

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.