Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Molliqaj i ashpër me Kurtin, e quan arrogant e humbës: As i luftës, as i paqes 

Gazeta10
24 August 2022 - 22:47

Dardan Molliqaj – Kryetar i PSD-së, ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi i njëjti gjatë ditës u tall me opozitën.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Kurtin arrogant, humbës, as të luftës e as të paqes, “gjen kohë të tallet me opozitën parlamentare. Arrogant. Dëshiron të fitojë luftën e ngushtë lokale, por e ka humbur atë madhore, finale“.

Ai ka thënë se marrëveshja nuk do të ketë destinacion final, transmeton Gazeta10.

Kurti, ky humbës i madh. As i luftës, as i paqes. I tillë është Kurti. E tillë do të jetë marrëveshja. Pa destinacion final. Pa zgjidhje të qëndrueshme. Pa mundësi paqeje mes dy vendeve. Pa ecje integruese drejt BE. Pa njohje nga Serbia”, ka shkruar Molliqaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.