
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar arritjen e marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë.
Molliqaj tha se sonte qeveria aktuale ka nënshkruar marrëveshje të cilën nuk mundet ta mbrojë e vetme.
Postimi i plotë i tj:
Prej #RKS drejt e n’targat KM. Kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”. Sonte nënshkruajtën marrëveshje që as ata vet s’po mund ta mbrojnë.
Por më e rënda është që dakordimi i sontëm hap rrugën për dakordimet e reja. Krejt zhvillimet dhe tensionimet për targat u bënë për t’ia hapur rrugën planit franko-gjerman ku nuk ka njohje e ka Asociacion.
Kjo është trajektorja e Albin Kurtit: përmes imazhit të rezistencës, i pranon të gjitha marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. Marrëveshjet që nuk e zgjidhin problemin, dhe na e lëjnë brenda konfliktin.