Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Molliqaj: Vendimet e Gjykatës Speciale të padrejta, të shtunën protestojmë

Gazeta10
22 Dhjetor 2022 - 15:14

Kryetari i Partisë SocialeDemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se vendimet e Gjykatës Speciale janë të padrejta, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Dhomat e Specializuara nuk kanë legjitimitet të popullit të Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se qëllimi përfundimtar i kësaj gjykate është tjetërsimi i luftës së Kosovës.

Tutje, ai ka thënë se të shtunën në orën 14:00 do të protestohet në sheshin “Zahir Pajazit” kundër vendimeve të padrejta të Gjykatës Speciale.

Këtu keni postimin e plotë:

“Vendimet e Gjykatës Speciale janë të padrejta. Prandaj ato nuk mund të shqiptohen në emrin tonë.

Deklarimit të vendimit ndaj z. Salih Mustafa i parapriu shpjegimi politik; shprehjes “në emër të popullit” iu dha sqarim nga Gjykata; mandati i saj, thoshte sqarimi, vjen nga Kuvendi i Kosovës. Prandaj dhe vendimet e kësaj gjykate rrjedhin nga populli i Kosovës.

Por, përtej të qenurit sqarues, ky deklarim politik synonte diçka tjetër. Dhomat e Specializuara dëshirojnë legjitimim përtej atij formal-jurdik sepse vendimet e kësaj gjykate nuk kanë legjitimitet te populli i Kosovës. E si të kenë teksa përbrenda ligjit, që s’frymon me konventa ndërkombëtare të drejtësisë, i hapet rruga gjykimit një-etnik e me qëllim përfundimtar tjetërsimin e luftës çlirimtare në një konflikt interesash të ngushta vetanake.

Të shtunën, ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, protesojmë kundër vendimeve të padrejta të Gjykatës Speciale”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.