Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Momenti kur kriminelët ua zënë pritën oficerëve francezë dhe i vrasin

Gazeta10
14 Maj 2024 - 15:27

Të paktën 2 oficerë të administratës së burgut u vranë në “Eure” pasi furgoni me të cilin po transportonin një të burgosur u sulmua.

Mediat franceze shkruajnë se 2 efektivë janë vrarë dhe 3 janë të plagosur rëndë.

I burgosuri u arratis, ndërsa ministri i Brendshëm, Zherald Darman, njoftoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për të gjetur kriminelët.

Sulmi dyshohet se u krijua nga një grup kriminelësh numri i të cilëve nuk dihet, por mësohet se ata kanë përdorur 2 automjete për krimin.

Ndërkohë që media të huaja kanë publikuar edhe pamjet e tmerrshme, ku tregohen momentet që personat e armatosur hapin zjarr ndaj efektivëve të policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.