Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Momenti kur një autobus vetaksidentohet në magjistralen Gjakovë – Prizren(VIDEO)

Gazeta10
15 January 2024 - 9:05

Një autobus i kompanisë “Shpejtimi” është vetaksidentuar rëndë në mëngjesin e sotëm te Autosalloni ‘Xeni’ në magjistralen Gjakovë – Prizren.

Pronari i autosallonit, Shkelzen Bushati ka publikuar pamjet kur autobusi futet në oborrin e kompanisë dhe shkakton dëme të mëdha materiale.

Ai përmes një njoftimi në Facebook ka deklaruar se dyshon se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme në vlerë të rreth 200 mijë eurove.

“Sot, në ora 03:00 të mëngjesit, në hapësirat e autosallonit XENI, është vetë aksidentuar Autobusi i firmës “Shpejtimi”, i cili ishte duke qarkulluar në magjistralen Gjakovë-Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për kompanin tonë. Vetëm nga aksidenti i sotëm, në automjetet e sallonit, janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200.000 euro, duke mos llogaritur këtu dëmet në infrastrukturën rrethuese”, ka shkruar Bushati.

Tutje ai ka njoftuar se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ky aksident.

Shkrimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.