Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Momenti kur Policia e Kosovës arreston serbin që e sulmoi KFOR-in në veri (VIDEO)

Gazeta10
23 June 2023 - 11:50

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se i dyshuari për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan, N.O, është arrestuar mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës në një autolarje në afërsi të stacionit të autobusëve në veri të Mitrovicës.

N.O i njohur edhe me nofkat “Nemac” dhe “Rusi” është i dyshuar për përfshirje në rastin e sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

Ndërkohë në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet momenti i arrestimit të N.O nga Policia e Kosovës në autolarje./Gazeta10

https://twitter.com/KosovanMan/status/1672172224231473154?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1672172224231473154%7Ctwgr%5E2073821fcd5ffa9f1634e9e4eb4f1e447414b339%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmomenti-kur-policia-e-kosoves-arreston-rusin-ne-autolarje-ne-veri-te-mitrovices%2F

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.