
Ekuadorit i ka takuar fitorja e parë në Kampionatin Botëror të futbollit pasi ata e kanë mposhtur Katarin me rezultat 2-0.
Enner Valencia ishte lojtari i ndeshjes pasi shënoi të dy golat për vendin e tij dhe tre pikët e para në Grupin A, por përtej asaj që ndodhi në fushë, ishin edhe ngjarjet në tribuna ato që morën vëmendjen gjatë kësaj ndeshje.
Derisa ishte duke u zhvilluar ndeshja, për një moment tifozët e Ekuadorit filluan të bëjnë një thirrje me zë të lartë për t’u shërbyer me birrë, gjë e cila është e ndalur në Katar, përcjellë KosovaPress.
“Duam birrë, duam birrë”, ishin thirrjet e tyre në drejtim të organizatorëve.
FIFA dhe Katari kanë bërë të ditur se nuk do të lejohen birra brenda apo jashtë stadiumit, pasi me fenë islame është e ndaluar konsumimi i pijeve alkoolike.
Andaj, tifozët e vendeve pjesëmarrëse janë duke kundërshtuar këtë rregull.
Ecuador fans:
— DW Sports (@dw_sports) November 20, 2022
"We want beer, we want beer!" 🍺
Via @javierlanza #QATECU pic.twitter.com/Nt9QRWRyYY