
Për shkak të situatës së tensionuar në veri, organizatat që monitorojnë procesin e zgjedhjeve kanë thënë se duhet të gjendet një alternativë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore. Sipas tyre, presidentja Vjosa Osmani ose duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme atje ose duhet të ndryshohet baza ligjore. Të martën, presidenca ka njoftuar se po diskuton datën e shpalljes së këtyre zgjedhjeve, raporton Gazeta10.
Raporti: Saranda Aliu
Kamera: Valmir Gashi
Edhe zyrtarët serbë në veri të Komisionit Zgjedhor të Kosovës kanë dhënë dorëheqje.
Në dokumentin e dorëheqjes që e siguroi Kanal10, thuhej se po kërkohet që të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme pa marrëveshje politike dhe kundër vullnetit të qytetarëve në këto komuna.
Aty citohej se një që e tillë është e pamundur, pasi që është në kundërshtim me parimet dhe bindjet e tyre.
E derisa pritet të shpallet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme atje, nga Demokracia Plus, të cilët monitorojnë procesin zgjedhor, kanë thënë se derisa nuk ka marrëveshje mes dy palëve, duhet të gjenden mënyra që zgjedhjet komunale të shtyhen.
Nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, kanë thënë se në rast se për udhëheqje komunale do të kandidojnë shqiptarët, do të zgjidhet problemi ligjor por jo edhe politik.
Të martën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin për të diskutuar për hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve lokale në veri./Gazeta10.