
Këngëtari i ri Iranian, Shervin Hajipour u bë i famshëm nga protestat e fundit popullore në shtetin islamik me këngën e re të tij, tekstin e të cilës e shkroi duke mbledhur reagimet e iranianëve të revoltuar, raporton Gazeta 10.
Ai kompozoi këngën “Baraye” (Sepse..) duke marrë 40 milionë shikime brenda 24 orëve pasi e postoi në Instagram.
Qeveria reagoi shpejt duke e arrestuar këngëtarin e ri dhe e detyroi atë ta largoj videon. Por tashmë ishte vonë, kjo video-këngë është bërë himni i ri i iranianëve të rinj të revoltuar. /Gazeta10