Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Mos bëj propagandë”, Rama i reagon Shalës: Veprimet e Sveçlës, mendësi e VV-së

Gazeta10
09 December 2024 - 22:59

 Analisti politik, Krenar Shala ka komentuar veprimet e shefit të asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçlës, i cili në një video të publikuar të hënën shihet duke demoluar pajisje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Shala ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga veprimet e tilla, por megjithatë një reagim lidhur me këtë deklarim e pati komentatori politik, Fidan Rama, i cili ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Rama ka thënë se sa herë që VV është jashtë pushtetit është në gjendje të bëjë veprime të tilla si në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Ajo çfarë kemi pare sot duket si një organizim, është klub që ka mentalitet dhe mendësi të reagimit të tillë sa here mendon që duhet me bo një aksion që e quan simbolik”, ka thënë Rama.

“Fidan, në pushtet është se e kontrollojnë Kuvendin Komunal”, ka reaguar Shala.

“O Krenar mos u muno me zbut se bane propaganda start”, ka thënë Rama. /Gazeta10/

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.