Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Mos ma ngrit mu zanin – A ka mundësi mos me provoku?” – Acarohet debati për grevat në Politiko

Gazeta10
02 Shtator 2022 - 1:49

Cilësia në arsim e grevat e mësimdhënësve kanë përplasur panelin të enjten në debatin kushtuar kësaj çështje në Politiko në Kanal10.

Aktivisti i shoqërisë civile, Denis Krasniqi ka kritikuar profesorët për mungesën e cilësisë në arsim.

LEXO EDHE: Kushaj: Mësuesit po më vijnë me këpucë kineze, 5 euro

Madje, një konfrontim të ashpër e kishte edhe me përfaqësuesin e SBASHK-ut, Reshit Kushaj dhe komentatorin politik, Halil Matoshin, shkruan Gazeta10.

“Ngritja e zërit dhe shikimi me nervoz ishte tendencë për kërcënim. Mos ma ngrit mu zanin. A ka mundësi  mos me provoku. Paaftësia e profesorëve e bënë që mos me u testu ata, sepse ata e dinë që janë të paaftë. Në Finland shkojmë edhe i gjejmë se në Samadraxh e di që s’janë profesorat e mirë. Më fal e keni probleme me dëgjim a ku është problemi?”, iu është drejtuar Krasniqi – Matoshit dhe Kushajt të SBASHK-ut.

“U dëgjonte shiu. Kush je ti me vlerësu arsimtarin? Hajde…(nuk kuptohet). Kush me i testu mësimdhënësit. Gjejeni dhe t’i shohim na kush janë ata profesora, na thuaj listën”, reagoi i tensionuar Kushaj.

Ndaj deklraratave të Krasniqit ka ndërhyrë edhe komentatori politik, Halil Matoshi.

“Kush ta ka dhënë atë të drejtë. Për këtë Republikë kanë luftu njerëz more djalë. A je në terezi”, e kundërshtojë ashpër Matoshi. /Gazeta10

Më poshtë video e plotë e përplasjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.