
Shtrirja e sovranitetit në veri të vendit, ka përplasur panelistët në studion e Politikos.
Përderisa, komentatori politik, Krenar Shala ka akuzuar deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati duke i thënë se tha që veriu është tokë e Serbisë, ky i fundit iu kundërpërgjigj duke i thënë të “mos sarrakuqet” sepse nuk e tha një gjë të tillë.
Shala iu drejtua me tone të ashpëra, Kastratit të PDK-së, “O luftëtar i vetëve 98’-99’… pse po thu është tokë e Serbisë”.
Për këtë reagoi me të njëjtin ton edhe Kastrati duke i thënë se ai nuk qet ‘’pollavra, me i shti njerëzit në luftë’’ e pastaj me ik me pi çaj, shkruan Gazeta10.
“Unë thash me këtë proces vetëm sa shtohet kontrolli faktik i Serbisë në veri. Unë nuk flas pallavra, me i nxeh njerëzit, se kallaj nxehen njerëzit. Nëse kurgjo s’jam, jam anëtar i një komisioni për AKI dhe nuk e jap këtë shtet as për PDK, as VV as LDK, duhet me rujtë qat shtëpi, e ajo na takon të gjithëve. Nuk jam këtu me qitë pallavra çohuni shkoni në luftë e tani unë po tërhiqna po shkoj me pi çaj.”, i është kundërpergjigur Shalës, deputeti i PDK-së./Gazeta10