Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, ambasada amerikane bën thirrje të gjendet zgjidhja e përshtatshme

Gazeta10
08 March 2025 - 13:14

Për mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë.

Kurti, i ftuar nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit, tash e katër herë nuk ka pranuar të paraqitet në këtë institucion.

Ambasada amerikane, u bëri thirrje palëve të gjejnë zgjidhje të përshtatshme që të ruhet integriteti i institucioneve të Kosovës.

“Ne kemi besim në demokracinë e Kosovës dhe u bëjmë thirrje palëve që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Kosovës”, kanë thënë nga Ambasada amerikane./KK

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.