Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Gazeta10
28 May 2023 - 16:23

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të javës së fundit të muajit maj, do të jetë mot kryesisht i vranët dhe me intervale te gjata me diell.

Sipas institutit, deri më 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik.

“Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuaj çdo ditë por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do të jetë i ndryshueshëm. Në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcjellën me stuhi dhe breshër. Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara. Sa i perketë temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës. Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.