Gazeta10

Mot i nxehtë edhe në fundjavë

“Prishtina Weather” ka njoftuar se edhe në fundjavë do të mbaj mot i nxehtë, raporton Gazeta10.

Të shtunën pritet mot me diell dhe më i nxehtë ndërsa të dielën pritet mot i nxehtë por pasdite mund të ketë rrebeshe me bubullima.

Indeksi i cilësisë së ajrit parashihet të jetë në vlera mesatare dhe të dobëta.

“Prishtina Weather” ka dhënë edhe informacione të tjera lidhur me erërat dhe shtypjen atmosferike.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Mbetet nxehtë edhe në fundjavë, të dielen mundësi për rrebeshe e bubullima. Javën e ardhshme mot jostabil me shi e bubullima, lokalisht edhe stuhi shiu.

5.08.2022 – Mot më i nxehtë po parashihet për ditën e shtunë, e kryesisht me diell. Ditën e diel orëve të pasdites paraqiten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Mot më të paqëndrueshëm me periudha shiu dhe bubullima, pritet ditëve të para të javës së ardhshme. Ditën e martë reshjet edhe mund të marrin veçori të stuhive me shi, erë e breshër.

Indeksi i cilësisë së ajrit në kushte të motit me diell dhe të nxehtë, do të kaloj në vlera mesatare dhe të dobëta ditën e shtunë, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor. Mirëpo nga java e ardhshme, kur parashihet mot me më shumë vransira koncentrimet e ozonit zbresin në vlera të pranueshme.

Rrezikut nga rrezet ultravjollce mbetet me indeks të lartë dhe shumë të lartë, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

6.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.

7.08 – Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima orëve të pasdites.

8.08 – Kryesisht me vransira. Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

9.08 – Kryesisht me vransira, e që nga mesdita priten mundësi për zhvillime të stuhive me shi e erë.

10.08 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe me bubullima.

Temperaturat në rënie, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet nga 33C ditën e shtunë, zbresin edhe deri në 27C ditën e mërkurë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s, të dielen edhe mesatarisht të fuqishme me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie përreth vlerave normale, e më pas gradualisht në rritje”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë