Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mot i nxehtë sot, në disa rajone rrebeshe shiu

Gazeta10
17 June 2026 - 7:22

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë nxehtë dhe me zagushi, kurse pasdite priten zhvillime konvektive dhe priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe gjasa për breshër.

Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal dhe do të ndodhin vetëm në disa rajone të caktuar ku ka mundësi edhe për ndonjë stuhi kalimtare.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 13 minimalja deri në 30 gradë Celsius ajo maksimale.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.