
Gjatë dy ditëve të vikendit parashihet mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell, raporton Gazeta10.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes. /Gazeta10