
Rep artisti Mozzik ka reaguar mbrëmë menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova të Vivien Thanos, e cila kishte nisur një romancë dashurie me vëllanë e yllit të hitit “Madam”, Getinjon.
Në fakt, Mozzik nuk e ka komentuar eliminimin e Vivit, veç se në momentet kur nikoqirët e spektaklit Prime, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi kumtuan lajmin se ajo është banorja më pak e votuar e javës, rep artisti ka publikuar një imazh me një tupan.
Kjo ka lënë të kuptohet që ai po e mirëpret ardhjen e Vivit në familjen e tyre, në këtë rast si “kunatën e tij”.
Përndryshe, gjatë spektaklit të mbrëmshëm Prime pjesëmarrës ishte edhe Getinjo, i cili ka kërkuar falje për publikimin e bisedave private me Xhulin, para nisjes së programit.
