Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Mozzik publikon momentin kur Policia i hyri në koncert (VIDEO)

Gazeta10
28 July 2023 - 10:56

Në mbrëmjen e djeshmë është ndërprerë koncerti i reperit Mozzik në Gjilan, pasi dikush dyshohet se ka hedhur granatë dore para lokalit ku ka kënduar reperi.

Kjo ngjarje  është konfirmuar nga vëllai i reperit, Getinjo.

“Përshëndetje Gilan i dashur,. Sonte patum me këndu, ke tu pëlcit full full. Na falni krejtve që nuk mujtum me e vazhdu programin, se dikush e ka gjujt një granatë dore para lokalit, po shyqyr Zotit nuk ka shpërthye granata, por policia e ka pas të obligueshme me blloku krejt vendin dhe me i qit krejt njerëzit jashtë”, tha ai në një video të publikuar në “Instagram”.

Ndërkohë  Mozzik ka publikuar edhe video nga momenti kur Policia e Kosovës ka hyrë brenda lokalit dhe ka kërkuar nga të pranishmit që të largohen. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.