Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

MPB-ja arrin kontratë për furnizimin me material për pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë

Gazeta10
12 December 2022 - 14:28

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndarë katër milionë euro një kompanie gjermane “Veridos GmbH”, për furnizimin me material për dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike.

Kompania gjermane do të bëjë furnizimin e Ministrisë me dokumente blanko, pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë.

Nënshkrimi i kësaj kontrate mes MPB dhe “Veridos GmbH”,  do të bëhet më 14 dhjetor të këtij viti, ndërsa do të vlejë vetëm 1 vit.

Tash e disa muaj, qytetarët e Kosovës s’kanë mund të pajisjen me dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike, për shkak të mungesës së materialit.

Javë më parë u njoftua se nuk do të ketë material për lëshimin e dokumenteve të tilla deri në fund të muajit janar 2023./EO

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.