Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MPB-ja e Maqedonisë së Veriut konfirmon arrestimin e kosovarit në Bllacë

Gazeta10
15 February 2025 - 14:52

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës, me iniciale E.B., është privuar nga liria në vendkalimin kufitar Bllacë.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, personi i ndaluar ka pasur masë “arresti” me kërkesë të Interpolit.

“Më datë 14.02.2025 në ora 14.10 në pikën kufitare “Bllacë” në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria E.B (55) nga Kosova, pasi gjatë një kontrolli pasaportash është konstatuar se ai ishte regjistruar me masë “arrest” me kërkesë të Interpolit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kujtojmë se muaj më parë nga policia e Maqedonisë u ndalua dhe Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, i cili ishte në kërkim nga Serbia./KM

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.