Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MPJ: Vizita e Brnabiq, në kuadër të marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Gazeta10
02 September 2022 - 17:06

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar përgjigjen pozitive ndaj kërkesës së kryeministres serbe, Ana Brnabiq për ta vizituar veriun e vendit.

Në njoftim thuhet se dhënia e lejës për vizitë është bazuar në marrëveshjen e lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politik Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta10.

Gjatë ditës Gazeta10 ka raportuar ekskluzivisht mbi vizitën e kryeministres serbe në Kosovë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës,  i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në  marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim të MPJ-së. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.