
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Prokuroria e Qarkut të Beogradit në Serbi, ka dhënë lejë për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, që u vra në Lloznicë.
Nëpërmjet një njoftimi MPJD ka bërë të ditur se Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që sot Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë. Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.”, thuhet në njoftim.