
Erdhi me shumë bujë te Chelsea, por asnjëherë nuk shfaqi potencialin e tij të plotë në “Stamford Bridge”.
Mykhailo Mudryk me shumë gjasë do të largohet nga Chelsea në merkaton e janarit.
Anësori ukrainas nuk është në planet e Enzo Marescas dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg Anglisë.
Olympique Marseille raportohet të ketë shprehur interesim për transferimin e 23-vjeçarit.
Chelsea shpenzoi rreth 100 milionë euro për transferimin e Mudryk në janar të vitit të kaluar.