
Muharrem Nitaj, Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, ka reaguar ndaj deklaratave të Hysamendin Ferajt të VV-së në adresë të Ramush Haradinajt.
Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti “t’i lidh”, raporton Gazeta 10.
“Nuk është hera e parë që këta komisarët politikë nga Tirana, që i ka marrë nën sqetull Albin Kurti, e fëlliqin gojën dhe nuk lënë njëri pa sharë. Ata janë bërë helmi i diskursit publik dhe prandaj reagimet nga Kosova për gjuhën e tyre, jane kaq të ashpra. Po nuk është faji i tyre. I kemi dhuratë nga “I madhërishmi” Albin Kurti, sepse po të mos ishte ai, këta nuk do të mbeteshin tjerë, pos fosile të së kaluarës e vemje të së sotmës. Prandaj lidhi o Kryeminister!” ka shkruar Nitaj./Gazeta10