Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi ka bërë një krahasim të rritjes së GDP-së (të ardhurat për kokë banori) për Kosovë dhe Maqedoni prej vitit 1989 deri në vitin 2023.
Sipas tij, për këtë periudhë kohore rritja e GDP-së në Kosovë ka shënuar rritje për 309%, ndërsa rritje të GDP-së në Maqedoninë e Veriut ka pasur vetëm 147%, raporton Gazeta10.
Sipas tij, në 25 vitet e fundit, Kosova ka shënuar rritje dyfishtë me të madhe të GDP-së në raporton me Maqedoninë e Veriut.
“Këtu e kemi një studim dhe analizë të re krahasimore të rritjes së GDP për frymë mes Kosovës dhe Maqedoni nga viti 1989 në vitin 2023. Nga të dhënat e administratës së SHBA-së të vitit 1989 dhe nga të dhënat e Bankës Botërore 2024 kam analizuar dhe gjeneruar rritjen për 34 vite të PBV për kokë banori në Kosovë dhe Maqedoni”, ka shkruar Shenolli. /Gazeta10/
Postimin e plotë e gjeni me poshtë:
Rritja GDP per capita 1989-2023: Kosovë 309% vs Maqedoni 147%
Kjo tezë konfirmon që liria dhe pavarsia e Kosovës përfshi ndërhyrja ushtarake e NATOs dhe investimet e SHBA dhe BE gjatë 25 viteve kanë mundësuar një rritje dyfish më të lartë në Kosovë krahasuar me rritjen në Maqedoni.
Këtu e kemi një studim dhe analizë të re krahasimore të rritjes së GDP për frymë mes Kosovës dhe Maqedoni nga viti 1989 në vitin 2023. Nga të dhënat e administratës së SHBA-së të vitit 1989 dhe nga të dhënat e Bankës Botërore 2024 kam analizuar dhe gjeneruar rritjen për 34 vite të PBV për kokë banori në Kosovë dhe Maqedoni.
Në vitin 1989 (baza) Kosova kishte një GDP për frymë prej vetëm $1,500 e që atëherë ishte rreth 3.3 më e ulët sesa mestarja e Jugosllavisë e mbi 8x më e ulët sesa Sllovenia. Maqedonia në vitin 1989 kishte një GDP për frymë $3,300 apo 2.2x më të lartë sesa të Kosovës që ishte rajoni më i pazhvilluar (dhe më i nëninvestuar) në federatë.
Për 34 vite rezulton se Kosova ka pasur një rritje prej 309% të BPV për kokë banori derisa Maqedonia një rrije prej 147%. Vlera e BPV për kokë banori në vitin 2023 në Maqedoni ishte $8,147 ndërsa në Kosovë $6,142. Ky relacion do të përmirësohet edhe më shumë në dobi të Kosovë në vitin 2024 për shkak të numrit më të ulët të banorëve që do të ketë Kosova (pas regjistrimit 2024).
Më poshtë edhe ilustrimi në grafikon.