
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri u shpreh i tronditur me rastin ku dy persona humbën jetën si pasojë e vërshimeve të së shtunës.
Muhaxheri shprehu ngushëllime për vdekjen e nënës dhe të fëmijës, duke thënë se situata në Pejë është rëndë dhe të hidhur, raporton Gazeta10.
“Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë. Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore.”, shkroi Muhaxheri në Facebook.
Tutje, ai shkroi se ekipet janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet./Gazeta10