10 LIVE

“Mos em ndërhyjë… s’ki nevojë zanin me ngrit..” përplasja e VV-së që nxiti disa prej tyre të largohen (Video)

Gazeta10
23 Dhjetor 2022 - 12:35

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shqyrtuar Planin e performacës së Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) për vitin 2023

Pyetjet e njëpasnjëshme të kryetarit të Komisionit, Armend Muja ndaj Bordit të OShP-së kanë nxitur reagimin e deputetit Enver Haliti.

Ai ka kërkuar nga Muja që pyetjet të jenë të fokusuara në temën për çka është thirrur Bordi në raportim.

Mirëpo Muja ka reaguar duke thënë se “mund të pyes çka të dëshirojë”.

Haliti ka kërkuar që Muja të ndërroj qasjen, por që Muja filloi të ngris zërin. Kjo bëri që Halit të lëshojë mbledhjen.

Bashkë me të u larguan edhe Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nga Vetëvendosje.

Kryesuesja e bordit të OShP-së, Vjosa Gradinaj-Menxhuani përkundër pretendimeve nga kryetari i Muja se është favorizuar një kontrakto i ka mohuan këto pretendime.

Madje ajo tha se në rastin e përmendur ka qenë kontraktues Ministria e Shëndetësisë.

“Po flas për këtë lëndë se kam qenë kryetare e panelit shqyrtues. Në këtë rast kontraktues ka qenë Ministria e Shëndetësisë. E kanë marrë një vendim të viti 2021 i bordit të kaluar. Është vetëm një gazetare jashtëzakonisht shumë dezinformuese dhe e kemi menduar inicimin e një rasti ndaj kësaj gazetareje”. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.