Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Muja: Presioni ndërkombëtar, 80% e deputetëve nuk e kanë ditur çfarë po votojnë për Specialen

Gazeta10
19 November 2026 - 19:19

Avokati Muhamet Muja ka shprehur dyshime se shumica e deputetëve që kishin votuar Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk e kishin kuptuar plotësisht përmbajtjen dhe pasojat e tij.

Në  intervistë për Gazetën, Muja ka thënë se votimi i këtij ligji ishte shoqëruar me kërkesa të vazhdueshme dhe presion nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kam një mendim se edhe kur u provua në atë kohë për Dhomat e Specializuara, ligji, me bindje se 80 për qind ndoshta nuk kanë ditur çka po votojnë. U është ofruar si ligj dhe si kanë parë pasojat. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e bashkësisë ndërkombëtare, ka pasur presione”, ka deklaruar Muja.

Ai ka thënë se pasojat e këtij ligji po bëhen më të qarta tani, kur Kosova po përballet me realitetin e funksionimit të Dhomave të Specializuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.