Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Muja: Specialja e dëmtoi shtetin e Kosovës, sistemi i drejtësisë bart komplet diku tjetër

Gazeta10
19 November 2026 - 19:23

Avokati Muhamet Muja ka kritikuar Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se përmes tij Kosova ka bartur një pjesë të sistemit të drejtësisë jashtë vendit, gjë që, sipas tij, ka dëmtuar shtetësinë e Kosovës.

Për Gazetën, Muja ka thënë se pas kthimit të projektligjit nga presidentja në Kuvend, është krijuar një paqartësi e madhe rreth hapave që do të ndërmerren për ndryshimin e tij.

Ai ka theksuar se kërkesat për ndryshime kanë qenë të qarta, por deri më tani nuk është paraqitur ndonjë propozim konkret.

“Është politika ajo që po e zvarrit, e edhe neve si qytetarë po na shqetëson, sepse nuk janë të qartë”, ka deklaruar Muja.

Duke folur për përmbajtjen e Ligjit për Specialen, ai ka vlerësuar se ky ligj ka krijuar një situatë të veçantë në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

“Kur ballafaqohemi me gjendjen reale, e shohim se me të vërtetë ligji për Specialen është ligj që e ka dëmtuar shtetësinë e Kosovës, duke e bartur komplet sistemin e drejtësisë për një pjesë të caktuar të veprave penale që kanë të bëjnë me ato që janë pretenduar prej Dick Martyt”, ka thënë Muja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.