Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Muja për manipulimin e votave: Politikanët dështuan të japin shembull të mirë

Gazeta10
13 Maj 2026 - 21:04

Komentatori politik Basri Muja ka deklaruar se përtej aspektit ligjor, çështja e manipulimit të votave duhet të shihet edhe nga prizmi etik dhe politik.

Në emisionin Politiko në Kanal10, Muja tha se prezumimi i pafajësisë duhet të vlejë për të gjithë, përfshirë edhe politikanët, por sipas tij ka figura politike që nuk është dashur të jenë pjesë e garës zgjedhore.

“Përtej çështjes ligjore, kjo është një çështje etike dhe politike. Ata nuk kanë dhënë shembull të mirë dhe shpresoj që elektorati do të dijë t’i ndëshkojë për këtë,” u shpreh Muja.

Ai theksoi se përgjegjësia politike dhe morale është po aq e rëndësishme sa edhe ajo ligjore, sidomos në procese të ndjeshme si zgjedhjet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.