Gazeta10

Mungesa e ujit rrezikon disa pronarë të bizneseve në Mitrovicë që të ndalin operimin

Raporti: Egzona Shala

Pronarët e disa bizneseve në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë që dy vite po ballafaqohen me mungesën e ujit. Ata thonë se e kanë të vështirë operimin e bizneseve dhe nëse nuk bëhet një zgjidhje, rrezikohen nga mbyllja e lokaleve. E nga KRU “Mitrovica”, kanë thënë se kanë qenë në vendin e ngjarjes, por që nuk është në përgjegjësinë e tyre të bëjnë instalimin e brendshëm, shkruan Kanal10.

Mensur Krasniqi nga Mitrovica, çdo ditë hap lokalin e tij të floktarisë në ora 7 të mëngjesit për të pritur klientët.

Por, puna për të që dy vite nuk është aspak e lehtë për shkak të mungesës së ujit në lokal.

Ai thotë se nëse njëri nga lokalet që operojë në rrugën “Mbretëresha Teutë” e përdor ujin, lokali tjetër nuk mund të ketë ujë.

E  për këtë Krasniqi thotë se nuk mund ta zhvillojnë biznesin dhe po humbin shumë klientë.

Ndërkaq Shemsedin Misini, pronar i lokalit tjetër që po përballet me të njëjtin problem thotë se çdo herë kanë qenë të rregullt me pagesat, shkruan më tutje Kanal10.

Ai ka thënë se e kanë adresuar problemin në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit, por deri më tani nuk kanë ndërmarr asgjë.

E nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica kanë thënë se kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe se i kanë propozuar pronarëve zgjidhje të problemit.

“Ne kemi dërguar ekipin tonë dhe të njëjtit kanë kontrolluar rrjetin, dhe kanë bërë pastrimin e gypave përmes presionit. Edhe ky pastrim nuk ka rezultuar i suksesshëm prandaj shfrytëzuesit të lokalit i është propozuar që të bëjnë një kyçje anësore (bypass) dhe ne po presim përgjigje nga ana e tij pasi që pronar i lokalit është tjetër person dhe ata duhet të merren vesh mes veti se si do të veprojnë. Në përgjithësi ato lokale i kanë lidhjet e ujit që kalojnë nga njëri në tjetrin lokal dhe ne e kemi qasjen e limituar në ato lokale. Po ashtu pjesa e instalimeve të brendshme është përgjegjësi e pronarëve”, thuhet në përgjigjen e KRU Mitrovica për Kanal10.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë