Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati: 40 mijë llogari bankare në dispozicion të serbëve, jemi të gatshëm t’i mbështesim bizneset në veri

Gazeta10
31 January 2024 - 16:19

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se janë 40 mijë llogari bankare në dispozicion të serbëve që mund të pranojnë pagesa edhe në transfere ndërkombëtare.

Në konferencën për media të mërkurën së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, Murati ka thënë se do të ketë fushatë që bizneset të fiskalizohen, ndërsa premtoi përkrahje dhe mbështetje për bizneset në komunat veriore.

“Problemi i parë sa i përket llogarive nuk ekziston. Janë mbi 40 mijë llogari bankare të qytetarëve serb që mund të pranojnë transfere ndërkombëtare. Për qytetarët mundësitë dhe parakushtet ekzistojnë është çështje e shtetit serb që dëshirojnë që të krijojnë probleme. Jemi të gatshëm që të ofrojmë masa mbështetëse për biznese në katër komunat veriore. Jemi të përkushtuar që të ju dalim në ndihme të gjithë qytetarëve”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.