
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka deklaruar në Prime Time se bashkimi kombëtar me Shqipërinë nuk mund të ndodhë pa ndryshimet kushtetuese e pa zgjidhjen e problemeve me Serbinë.
Kjo pasi sipas tij, marrëveshja e arritur në Ohër mes kryeministrit Kurti e presidentit serb, Vuçiq është një hapë më shumë drejt komplikimit të procesit të bashkimit kombëtar.
Ai ka vlerësuar se mënyra për tu arritur bashkimi kombëtar është platforma e Lëvizjën për Bashkim që drejton ai, përmes ripërcaktimit të kufijve, shkruan Gazeta10.
“Lëvizja për Bashkim nuk e përmend krejt kohën bashkimin kombëtar. Përmendja krejt kohën e një kauze që ka objektiv pa e sqaru rrugën qysh ajo realizohet, çon në populizëm ashtu siç ka bërë Vetëvendosje. E vetmja mënyrë për tu realizuar ajo, është projekti jonë. Prandaj kemi përpunuar platformën e bisedimeve përmes ripërcaktimit të kufinjve. Ne nuk mund të themi po bashkohemi nesër, sepse e kemi të ndaluar me Kushtetutë. Kurti e mori vesh pasi u bë kryeministër.”, deklaroi Murati në Prime Time.