Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati: Mbi 61 mijë familje u ndihmuan me faturat e energjisë elektrike, edhe këtë muaj vazhdon e njëjta

Gazeta10
22 June 2024 - 12:04

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se për gjashtë muaj, janë mbështetur mbi 61 mijë familje të cenueshme, pa të ardhura ose me të ardhura më të ulëta, duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike.

Ai ka bërë me dije se familjet përfituese edhe këtë muaj do të pranojnë subvencionimin direkt në faturë të energjisë elektrike. Kjo masë, e cila ka qenë e mbështetur financiarisht nga Pakoja Energjetike e BE’së, pritet të riaktivizohet në stinën e dimrit.

“Faza e pilotimit përmbyllet me ekzekutimin e këstit të 6-të të subvencionimit, për secilën nga familjet e cenueshme. Mësimet e informatat që kemi mbledhur përgjatë pilotimit 6-mujor do të përdoren që të dizajnojmë masën e rregullt të mbështetjes së familjeve të cenueshme, e cila pritet të ri-aktivizohet në stinën e dimrit. Masa e pilotimit ka qenë e mbështetur financiarisht nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian, në kuadër të mbështetjes së shteteve të Ballkanit Perëndimor për tejkalimin e krizës energjetike”, ka shkruar Murati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.