Gazeta10

Murati ndryshe nga Kurti: Nuk ka rrezik për luftë në Kosovë

Ndonëse krerët e shtetit në çdo deklarim kryefjalë e kanë “luftën” dhe “sulmin” nga Serbia, të kundërtën e mendon ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Ky i fundit, ka thënë se situata është e qetë.

Gjatë raportimit të mërkurën në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Murati u pyet nëse deklarimet për luftë largojnë investitorët.

“Jemi të koordinuar në të kaluarën rreziku ka ardhur edhe nga vetë brenda territorit kurse tash me rend dhe ligj nuk ka rrezik, çka mund të ketë rrezik është jashtë vendit në këtë rast, Serbi”, u shpreh Murati.

Murati u pyet nga anëtarët edhe për heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian, ndërsa ai tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për largimin e tyre.

“Masat e keni parë se raporti është përgatit nga përfaqësuesi i lartë i BE-së dhe presim një vendimmarrje. Sa i përket problemeve ka disa raste te Ministria për Komunitete dhe Kthim që ka qenë fondet për mbështetje të komunitetit serb. Kanë pësuar zona ku ka me shumë serbe”, u shpreh Murati./Gazeta10

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë