Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Murati: Opozita kundër propozimit që t’u falen 100 euro të faturës së tatimit në pronë

Gazeta10
28 January 2023 - 18:55

Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë se opozita po e kundërshton propozimin e tij që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë.

Murati përmes një shkrimi në Facebook ka listuar disa nga arsyet pse duhet të votohet propozimi i tij, raporton Gazeta10.

Ai madje ka thënë se LDK po e kundërshton këtë propozim, e po kërkon të kthehet vlerësimi i vjetër, pasi sipas tij, LDK’ja po i mbron biznismenët.

“A e dini pse? Sepse janë me qindra biznesmenë, ndërtimtarë e tregtarë, ku me vlerësimin që po kërkon opozita, secili do të paguante mijëra euro më pak. Sidomos bizneset ndërtimore, të cilat kanë në pronësi me qindra banesa që i mbajnë pa shitur, në mënyrë që artificialisht të mbajnë çmimet e larta për banesa”, shkruan mestjerash Murati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
28 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.