Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Murati për rritjen e faturave të Tatimit në Pronë: Vendimin e ka marrë ish-Qeveria Mustafa

Gazeta10
27 January 2023 - 11:26

Ministri i Ministri i Financave, Punës dhe Transferev, Hekuran Murati, ka thënë se vendimi për rritjen e faturave të Tatimit në Pronë, padrejtësisht po tentohet t’i mëveshët Qeverisë. Sipas tij, ky vendim është marrë në Qeverinë Mustafa, por që ky hyrë në fuqi në kohën kur me ekzekutivin udhëhiqte Ramush Haradinaj.

Ai tha arsyeja që nuk ka hyrë me kohë në fuqi ky ligj është se qeveria e atëhershme ishte rrëzuar, raporton Gazeta10.

“Tatimi në prone si tatim komunat i përdorin ekskluzivisht dhe kjo gjë duhet të sqarohet sepse ka pasur pretendime se qeveria ka rritur të hyrat. Si qeveri çka kemi marrë ka qenë se si të i’a lehtësojmë jetën qytetarëve. Këtu duhet të kthehemi te ligji i vitit 2018 në qeverinë e Isa Mustafës, kur ministër ka qenë Avdullah Hoti por ligji nuk ka kaluar pasi ka rënë qeveria. I njëjti ligj është proceduar në qeverinë Haradinaj dhe ka hyrë në fuqi. Ky ligj i miratuar në vitin 2018 parasheh që në vitin e 5 të hyjë në fuqi tatimi i tokave” tha Murati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.