Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati: Sot përveç pagave, punonjësve të sektorit publik iu është dhënë edhe shtesa për tetor

Gazeta10
31 October 2022 - 17:54

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sot përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor.

Murati ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta10.

“Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator. Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto.”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.