Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon në të hyrat tatimore, sfidë punëtorët pa kontrata

Gazeta10
22 March 2023 - 11:30

Nga viti 2021 më shumë se 5 mijë punëtorë janë formalizuar si të rregullt, ndërsa numri i atyre pa kontrata vazhdon të jetë i lartë. Vitin e kaluar, ATK-ja ka identifikuar 4 mijë punëtorë, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa ndërtimtaria po konsiderohet si sektori më problematik që i punëson pa kontrata. E nga Inspektorati i Punës, sfidë e shohin numrin e vogël të inspektorëve, pasi aktualisht janë vetëm 33.

Këto u bën të ditur në diskutimin e organizuar nga Administrata Tatimore të Kosovës me Iniciativën Kosovare për Stabilitet – IKS me temën “formalizimi i punësimit”,

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se institucioni që ai e drejton është lidere në Ballkani Perëndimor sa i përket rritjes së të hyrave tatimore.

Ai tha se vetëm vitin e kaluar, kanë identifikuar më shumë se 4 mijë punëtorë që punojnë pa kontrata.

“ATK-ja si institucion është një prej institucione që çdo ditë po tregon që është lidere prej institucioneve edhe në rajon. Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka pasqyruar se ATK është lidere në Ballkani Perëndimor në rritjen e të  hyrave tatimore në vitet 2020-2022. Këto të hyra i atribuohen rritjes së formalizmit dhe pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen ekonomike. Për punësimin joformal, ne kemi përgatitë planin e veprimit ose  projekte të veçanta për trajtimin e këtij fenomeni”, tha ai.

“Nga fundi i vitit 2021 ka filluar ky projekt dhe vazhdon edhe sot, dhe si rezultat i saj vetëm periudhën e zbatimit të këtij projekti diku mbi 5 mijë e 200 punëtorë të formalizuar. Vetëm vitin e kaluar i kemi mbi 4 mije e 130 punëtorë të identifikuar nga ATK si punëtor pa kontrata. Nëse e shohim trendin e numrit të punësuarve që raportojnë në ATK shihet se diku nëpër vite kemi mesataren rreth 20 mijë punëtorë që janë të raportuar në ATK. Kjo tregon që jemi në një trend të mirë”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se bizneset viteve të fundit janë vetëdijesuar dhe se nuk pranojnë punëtorë pa kontrata

“Ne kemi arritur që të organizojmë kampanja, vizita që ta ngrisim çështjen e formalizmit të punëtorëve. Kemi një avancim shumë të madhe, jemi duke shkuar kah përmirësimi me një hap shumë më të madh. Ne po ballafaqohemi me punëtorët e kualifikuar. Biznesi ka ngritë atë vetëdije që nuk merr punëtorë pa kontratë. Biznesi e ka kuptuar që duke mos deklaruar punëtorët nuk mund të aplikoj në grande. Duke pas parasysh gjitha këto elemente e kanë sjellë punëdhënësin që mos të pranoj punëtorin pa kontrata. Por ne nuk duhet që të ndalemi me këtë, duhet të ketë kampanje me të mëdha”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.