Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mushkolaj ironizon me përpjekjen e ministrit Aliu rreth rrugës për Tetovë: Këto tjera nuk na duhen

Gazeta10
18 January 2024 - 10:40

Komentatori politik Imer Mushkolaj, ka ironizuar me përpjekjen e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për të përfunduar sa më shpejt rrugën Prizren – Tetovë.

Ai ia ka përmendur ministrit Aliu rrugën brenda Kosovës që nuk po përfundojnë kurrë.

“Me mujtë sa ma shpejt me e kry këtë rrugën për Tetovë. Këto tjerat për Pejë, Mitrovicë e Gjakovë nuk na duhen. Liburn Aliu jom.”, ka shkruar me ironi Mushkolaj

Kujtojmë që zgjerimi i rrugës Prishtinë – Mitrovicë dhe Prishtinë – Pejë ka mbi 10 vite që ka filluar, por ende është largë përfundimi i tyre. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.