
Analisti Imer Mushkolaj, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për ‘manipulim lidhur me transformimin e një ‘mini-rruge’ në kryeqytet.
Sipas Mushkolajt, Rama po vazhdon të manipuloj, duke mos kursyer as fjalët me të ashpra ndaj të parit të Prishtinës, raporton gazeta10.
“Qe qysh manipulon kryetari i Prishtinës. Flet për transformimin e një mini-rruge (qe sa kohë, thu se po ndërton anije kozmike), ndërkohë që shtëpia që shihet në postimin e tij ka mbetur siç ka qenë, as nuk është transformu, as renovu. Njësoj manipulonte me sallën e djegur në Pallatin e Rinisë, e cila është kthy prapë në parking. Edhe rrenc, edhe krenar”, ka shkruar Mushkolaj në profilin e tij në Facebook. /Gazeta10/

