Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mushkolaj: Partitë politike do të duhej t’i anulonin aktivitetet e fushatës, pas tragjedisë së Jabllanicës

Gazeta10
02 February 2025 - 12:40

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar partitë që po vazhdojnë tubimet sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pas tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës.

“Nëpër këto tubime premtojnë të ardhme të ndritshme për të rinjtë, tre nga të cilët nuk jetojnë sot. Pezullimi i aktiviteteve partiake për sot do të duhej të ishte veprimi më normal”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Tre fëmijë kanë vdekë në Jabllanicë të Gjakovës, por partitë politike vazhdojnë tubimet si të mos ketë ndodhë asgjë. Nëpër këto tubime premtojnë të ardhme të ndritshme për të rinjtë, tre nga të cilët nuk jetojnë sot.

Pezullimi i aktiviteteve partiake për sot do të duhej të ishte veprimi më normal. Por, partitë në Kosovë nuk janë të tilla. Papërgjegjësia e mosndjeshmëria e tyre triumfon mbi tragjeditë si kjo e Jabllanicës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.