
Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas operacionit të presidentës në një spital privat, raporton Gazeta10.
Ai përmes njoftimit në Facebook ka thënë se vetë presidentja nuk i beson sektorit publik të shëndetësisë.
“Një ndërhyrje të thjeshtë kirurgjike, ajo ka zgjedhur ta bëjë në një klinikë private” , tha ai.
E, sipas tij fakti që ka dëshiruar ta mbajë të fshehtë është shembull shumë i keq./Gazeta10